100 VJET NGA LINDJA E NJË LEGJENDE TË SKENËS SHQIPËTARE.!❤️🇦🇱🕊️
Ka artistë që interpretojnë role, por ka edhe nga ata që bëhen pjesë e kujtesës së një kombi.
Violeta Manushi është një nga figurat më të ndritura të teatrit dhe kinemasë shqiptare.
E lindur më 6 mars 1926 në Korçë, ajo i dha skenës shqiptare një jetë të tërë përkushtimi. Me talentin, natyrshmërinë dhe shpirtin e saj artistik krijoi personazhe që publiku i do edhe sot: Olimbia tek “Karnavalet e Korçës”, Nica tek “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe e paharrueshmja Teto Ollga tek “Zonja nga qyteti”.
Ajo nuk pati fëmijë biologjikë, por la pas një familje shumë më të madhe: personazhet e saj dhe dashurinë e publikut shqiptar.
Sot e kujtojmë me mirënjohje të thellë një artiste që nuk la vetëm role, por një trashëgimi të pavdekshme në artin shqiptar.
Violeta Manushi një ikonë që do të jetojë gjithmonë në skenën dhe në zemrat tona.🙏❤️🇦🇱🕊️
Thenie te bukura
@NewsIn.Al

