100 Vjet nga Shpallja e Republikës Shqiptare Trashëgimia Kulturore dhe Vlerat Historike në Bibliotekën “Thimi Mitko”
Më 21 janar 1925, Shqipëria hyri në një epokë të re, duke u shpallur Republikë. Vendimi i Asamblesë Kushtetuese, i cili zgjodhi Ahmet Zogun si President të parë, shënoi fillimin e një forme të re qeverisjeje, duke sjellë stabilitet dhe një vizion modern për shtetësinë shqiptare.
Në faqet e “Gazeta e Korçës” – 24 Janar 1925 njoftonte me krenari shpalljen e Republikës Shqiptare, duke përshkruar atmosferën e këtij momenti historik. Në koleksionet tona fizike dhe të digjitalizuara, mund të gjeni këtë artikull historik, i cili është një dritare e gjallë drejt asaj kohe kur Shqipëria nisi rrugëtimin e saj drejt modernitetit.
➡️Në këtë frymë të ndërtimit të shtetit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar, Biblioteka Publike “Thimi Mitko” mbetet një nga institucionet kyçe që përçon vlerat historike e kulturore ndër breza. Duke ndriçuar momente kyçe të historisë sonë kombëtare.
#bibliotekadestinacioniim
#bibliotekaekorces
#bibliotekathimimitko
@NewsIn.Al