Gëzuar “Ditën e Pavarësisë” Korça jonë!
Pavarësia e Shqipërisë në 28 Nentor 1912 dhe Shpallja e Krahinës Autonome të Korcës në 10 Dhjetor 1916, janë dy datat më të rëndësishme të shtetit modern Shqiptar. Përpjekja dhe vendosmëria e Themistokli Gërmenjit dhe patiotëve të tjerë i treguan botës në atë kohë se shqiptarët mund të formojnë shtet dhe të vetëqeverisen.
-Korça e ka ruajtur sharmin dhe forcën e të bërit histori.
“Ne nuk gjykojmë historinë…ne duam ta kujtojmë dhe vleresojmë atë!
10 dhjetor 1916 – 10 dhjetor 2023
107 VJETORI i Republikës Autonome të Korçës!
Në vitet 1916-1918 në asnjë qytet ku banonin shqiptarë nuk valvitej askund flamuri i Skënderbeut, veç se në Korçën tonë.
– Në asnjë qytet tjetër pushteti vendor dhe shërbimet publike ndaj popullatës nuk i kryente asnjë administratë shqiptare, veç Korçës tonë.
– Në asnjë qytet tjetër të Shqipërisë nuk këndohej lirisht si në Korçën tonë, himni kombëtar dhe në shkollë mësohej gjuha e ëmbël shqipe.
Ja këto, e shumë të tjera, janë fakte e rrethana që na bëjnë ne, pasardhësit e atyre burrave të mënçur e atdhedashës, që datën e 10 dhjetorit ta kemi nje datë feste dhe emrin e Themistokli Gërmenjit një simbol krenarie për qytetin tonë…
Asgjë nuk është e rastësishme…
A nuk është edhe sot “më vete” Korça me kulturën, edukatën dhe qytetërimin e saj?

@NewsIn.Al

