Saturday, May 30, 2026
spot_img
HomeAktualiteti15 Mars - ditëlindja e beut tonë të mençur/ Nga Alket Dino

15 Mars – ditëlindja e beut tonë të mençur/ Nga Alket Dino

15 Mars – ditëlindja e beut tonë të mençur:

Disa fakte interesante për shkollimin e Faik Konicës:

Diploma e tij “Bachelor,” e cila ndodhet në dosjen e tij në Harvard, është në gjuhën frënge dhe përmban përshkrimin e mëposhtëm:

REPUBLIKA FRANCEZE
Diplomë e bakaloreatit për mësues në shkollën e mesme klasike
Ministria e Arsimit
Bazuar në çertifikatën e aftësisë, të fituar më 16 nëntor 1895 në Fakultetin e Dizhonit nga z. Schich-go (Shish-go) Konitza, Faik Suavi, i lindur në Konicë (Shqipëri-Turqi) në mars 1876, i jepet atij diploma e bakaloreatit për mësues në shkollën e mesme klasike, me profilin Letra-Filozofi, duke përfituar të drejtat dhe privilegjet që lidhen me të.

Në dosjen e Faik Konicës në Harvard ndodhet gjithashtu diploma e tij, të cilën e paraqesim më poshtë. Ajo përfshin rezultatet e tij akademike të jashtëzakonshme. Nga gjashtë lëndë që ka dhënë, ai ka marrë vetëm nota “A,” duke fituar vlerësimin më të lartë, Summa cum laude (s.c.l.). Kjo është një arritje që pak studentë në Harvard e kanë arritur.

Studentët që kanë më shumë nota “A” dhe “B,” por më shumë “A,” klasifikohen Magna cum laude (m.c.l.). Ndërsa ata me më shumë “B” klasifikohen Cum laude (c.l.). Për shembull, në recordin e tij, Fan Noli ka marrë më shumë nota “B” (12.5) dhe më pak “A” (3.5), duke u klasifikuar Cum laude (c.l.). Megjithatë, të gjithë studentët e këtyre grupeve janë të lavdëruar për arritjet e tyre.

Në rekordin e Faik Konicës është shënuar edhe data e vdekjes së tij: Died – Dec. 15, 1942. Ai vdiq i vetmuar në Uashington, duke shpresuar që trupi i tij të prehej në Shqipëri, një dëshirë që u realizua më 1995. Sot, busti i tij prej bronzi ndodhet mbi varrin e tij në kodrat e Liqenit të Tiranës.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments