KreuKulturë / Art1933- 2023/90 vjetori i fitimit të titullit të parë kampion për Skënderbeun!/Ilir...

1933- 2023/90 vjetori i fitimit të titullit të parë kampion për Skënderbeun!/Ilir Jano

1933- 2023/90 vjetori i fitimit të titullit të parë kampion për Skënderbeun!

“SKENDERBEU” , Kampion i Shqiperise ne vitin e paharruar 1933 !

Ekipi kishte kete formacion : K . Marjani (portier) , K .Bimbli , A . Cani , A . Miti , L . Petra , F . Stasa , (mbrojtes) , T . Ypi , E . Kulla (mesfushore) , S . Gora , TH . Vangjeli , A . Dishnica (sulmues) . Trajner i ekipit kampion ishte Qemal Omari . Shenuesi me i mire i Kampionatit , u shpall Servet Gora (Agai) , me 7 gola !

Ja çfarë shkruhej në shtypin e asaj kohe për triumfin e Skënderbeut:

Kujtojmë se në kampionatin e parë të futbollit Skënderbeu nuk pranoi të luante dy ndeshjet e fundit për protestë karshi arbitrimit  të ndeshjes Skënderbeu- Tirana 0:0 në Korçë, pavarësisht se ishte në vend të parë së bashku me Tiranën me 14 pikë…

Si përfundim kampione u shpall Tirana duke fituar aforfe dy ndeshjet midis tyre.

Fotoja e fundit para gjashtë vitesh me Kampionin e vitit 1933 Tato Bimbli

Në kampionatin 1976-77 përsëri Skënderbeut i “mohoet” një titull…

Pas vitit 2010 do krijohej dhe Skënderbeu i artë 7 vite kampion me Agim Zeqon dhe në vazhdimësi me Ardjan Takaj. Mirënjohje!

Historia dihet…i grabitën një titull me Kukësin deri sa arritën të bënin të pamundurën për të larguar Skënderbeun nga Arena europiane e futbollit!

Korça do rikthehet…sepse Skënderbeu i saj kërkon fronin që i takon!

Ilir Jano, korrik 2023

@NewsIn.Al

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit