1976/Ekzekutimi i inxhinierëve të naftës
Një vend që nuk vlerëson njerëzit e ditur, apo më keq akoma, i vret ose burgos, mbetet gjithnjë një vend i mjerë. Inxhinier Koço Plaku, me zbulimet e veta i dha vendit miliona dollarë fitime.
Pas sulmeve në plenume e aktive, dy procesesh hetimore-gjyqësore, tre persona ekzekutuan në Tiranë, ora 24.00 të datës 28.6.1976:
-Koço Josif Plaku, i vitlindjes 1929, nga fshati Hoçisht i Korçës.
-Milto Vasil Gjikopulli, i vitlindjes 1938, nga fshati Dhërmi i Vlorës.
-Andrea Kristaq Manço, i vitlindjes 1923, nga Bobshtica.
Dy të parët dënuar me vendimin nr.13, datë 17.5.1976 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në bazë të neneve 72, 73/1, 64/12 të Kodit Penal. I treti në bazë të vendimit nr.11, datë 17.5.1976 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
Nga tre të dënuarit foli vetëm Koço Plaku i cili deklaroi se nuk kishte qenë spiun dhe e priti vdekjen duke kënduar.
Në foto, Koço Plaku në gjyq
@NewsIn.Al

