Wednesday, June 24, 2026
spot_img
HomeAktualiteti24 QERSHOR, DITËLINDJA E SHËN JOAN PRODHROMIT/ Ilia V-Ballauri

24 QERSHOR, DITËLINDJA E SHËN JOAN PRODHROMIT/ Ilia V-Ballauri

24 QERSHOR, DITËLINDJA E SHËN JOAN PRODHROMIT
Festë e madhe sot në Voskopojë, ku ndodhet edhe manastiri që nderon Shënjtin. Kisha dhe manastiri, ka qënë përreth 400 vjet institucioni më i rëndësishëm, më i dashur, më i preferuar, më i vizituar për anët tona. Gjatë këtyre 400 vjetëve, nuk ka patur personalitet të lartë në vënd që nuk e ka vizituar Manastirin në fjalë. Jam krenar që për disa breza, paraardhësit e mi kanë qënë epitropë në këtë manastir.
Gëzuar këtë festë të madhe!
* * *


Manastiri i Shën Joan Prodhromit, është themeluar me 1632 dhe është pikturuar me afreske, rreth 25 vjet më pas. Ndryshe nga kishat e tjera që janë të tipit bazilikë, kisha e manastirit është e tipit të vjetër, e stilit bizantin në formën e kryqit, gjë që ka qënë karakteristikë e kishave që ndërtoheshin në vitet 1600. Vëllimi i kishës së manastirit të Shën Prodhromit, është më i madh se ai i kishave bashkëkohëse të këtij tipi, kulmi i lartësisë së saj arrin në mbi 9m, ka afreske por, më të padëmtuarat, janë ato të anës lindore, ku duket një punë e realizuar plot mjeshtëri.
Afresket (shih foton) që ndodhen në brezi i poshtëm i narteksit, përshkohen nga një sërë motivesh që përmbajnë kryesisht, figura bimore ose shtazore si shpendë, grifone e të tjera figura mitologjike që japin përshtypjen, e një gërshetimi stilesh. Përdoret gjithashtu, gjërësisht motivi dekorativ në formën e drapërit, një diçka e rrallë kjo për kishat e tjera të kësaj periudhe, etj. Kisha në fjalë gjatë shekujve, është djegur disa herë, plaçkitur shumë herë e dëmtuar, për shumë dekada gjatë regjimit të kuq duke arritur, në një gjëndje për të ardhur keq. Por kohët e fundit, janë kryer një sërë restaurimesh. (I.V. Ballauri)

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments