KreuAktualiteti28 gushti, dita ku njerezit shkojne ne det (te rinj dhe pleq)...

28 gushti, dita ku njerezit shkojne ne det (te rinj dhe pleq) dhe hyjne ne det, aty ne breg, ”e lajne mekatet”

28 gushti. dita ku njerezit shkojne ne det (te rinj dhe pleq) dhe hyjne ne det, aty ne breg, ”e lajne mekatet”

Nga Kozma Borova

28 gushti i cdo viti eshte nje feste fetare (nuk ja di emrin festes) ku njerezit shkojne ne det (te rinj dhe pleq) dhe hyjne ne det, aty ne breg, ”e lajne mekatet”. Ne ne hekurudhe e quanim ‘’Dita e kalimit te dallgeve’’ sepse dikur para 25-30 vjetesh ne kete dite nga Elbasani niseshin dy trena, me nga 10 vagone nje tren, te mbushur plot e perplot me njerez (rreth 2500-3000 persona) qe zbrisnin ne Golem dhe shkonin ne det qe te kalonin dallget (thonin se ne 28 gusht ne dreke ka dallge te medha). Por zakoni e donte qe kur te laheshin ne det duhet te hidhnin nje nga rrobet e trupit ne det dhe thonin se ne darke deti ishte plot me breke, kanatiere, bluza, etj. Tani si zor te behet perseri kjo gje se nuk ka me plazh publik. Ne qe punonim me trenat e kishim shume problem kete dite sepse ne kthim, ne zonen Peqin-Elbasan, trenat ate dite frenoheshin teper shpesh me dorezat e ”frenit te emergjences” qe ka cdo vagon. Frenoheshin nga njerezit ne cdo fshat ku zbrisnin ata qe e kishin shtepite aty (frenimi teper i shpeshte, mbi 30-here per rreth 20-30 kilometra). Frenimi me frena emergjence lejohet vetem per raste te jashtezakonshme rreziku te vagoneve, sepse rrezikon te kepuse trenin, ganxhen lidhese te vagoneve, sepse lokomotiva eshte duke terhequr, ndersa ti e frenon komplet trenin nga nje vagon qe eshte psh 200 metra larg lokomotives dhe sa ta kuptoje mashinisti qe treni u frenua dhe te uli gazin, per 2-3 sekonda, treni mund te jete keputur. Fatmiresisht keputje nuk ndodhi asnjehere ne ato dite me pasagjerin. Keputje treni (ganxhe) kane ndodhur shpesh sidomos me trenat e mallit kur niseshin nga stacioni). Foto e 2006 eshte ilustruese, nuk ka lidhje me diten e dallgeve, eshte ne Mamurras dhe nuk e di pse ka aq shume njerez ne stacion (ndoshta po shkojne tek Kisha e Lacit ne 13 qershor ??, se edhe ate dite plot mbusheshin trenat qe shkonin drejt Lacit)

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit