Emigrantët…
Të njëjtët mbeten… vijnë me euro në Shqipëri, shpenzojnë, ndihmojnë familjet, ekonominë dhe si shpërblim në ikje marrin shpërfilljen, pabesinë, mosmirënjohjen!
Ikën tre dekada, i njëjti refren
Poezia e poetit korçar Arben Petro Trebicka
Dhe ikën njerëz por “s’mbinë” të tjerë
Dhe ikën njerëz, dhe “mbinë” “njerëz”,
Nga anë e anës, në Korçën plakë,
Na prishën rrugët me kalldrëme,
T’ju zinte këmba nga pak asfalt!
Dhe ikën njerëz, dhe “mbinë” “njerëz”,
Që vranë ëndërra dhe kujtime,
Ndryshuan rregullat e jetës,
Traditat kthyen në zhgënjime!
Dhe ikën njerëz, dhe “mbinë” “njerëz”,
Zaptuan vendet më të mira,
Ku të paaftët, e të pavlerët,
Vodhën mendime dhe dëshira!
Dhe ikën njerëz, dhe “mbinë” “njerëz”,
Që s’dinë të flasin e të lexojnë,
Me gisht çdo gjë t’ua tregosh,
Mbase veprojnë, por nuk kuptojnë!
Dhe ikën njerëz, por “s’mbinë” të tjerë
@NewsIn.Al