35 vjet nga vrasja e dy 24-vjeçarëve në kufi
Më datën 17.6.1990 rreth orës 4.00 njësiti kufitar i Postës Arëz në Rrethin e Korçës vrau gjatë tentativës së kalimit të kufijve shtetasit Muhamet Ramazan Nurja dhe Artan Dhimitraq Cemi, të dy nga Tirana. Më parë Muhameti kishte kryer shërbimin ushtarak në postën kufitare në Arëz. Rreth orës 3.00 ata e shmangën pengesën elektrosinjalizuese duke hapur një gropë nën të, por kjo u pa rastësisht nga një ushtar, i cili dha edhe alarmin. Të dy shokët vazhduan rrugën nëpër pyll duke iu afruar ndjeshëm kufirit. Fillimisht ushtarët qëlluan Artanin me breshëri, duke e lënë të vrarë në vend. Muhameti iu vërsul një ushtari për t’i marrë armën, por u vra nga ushtarët e tjerë.

Kastriot Dervishi
@NewsIn.Al

