Tuesday, July 28, 2026
spot_img
HomeAktualiteti35 vjet nga vrasja e të rinjve në kufi…

35 vjet nga vrasja e të rinjve në kufi…

35 vjet nga vrasja e të rinjve në kufi

Në orët e para të mëngjesit të datës 23.8.1990, disa rinj nga Korça bashkë me shokë të tjerë nga Erseka iu drejtuan kufirit me Greqinë në postën famëkeqe kufitare të Rehovës. Njësiti i postës i qëlloi me armë zjarri. Si pasojë, u vranë:

-Petrit Bashkim Ajdini nga Korça, 26 vjeç
-Artur Xhevahir Kërcelli nga Korça, 25 vjeç
-Niko Stefan Joti nga Erseka, 24 vjeç
-Safet Irfan Rrapo nga Erseka, 31 vjeç

U arrestua Avni Sami Rumi, 27 vjeç nga Kolonja, i cili u dënua me 4 vjet heqje lirie. Realizoi arratisjen vetëm Pandush Thanas Nica, 29 vjeç nga Korça.

Kufoma e Safet Rrapos u gjet më vonë pasi kishte marrë edhe dëmtimet e rënies nga shkëmbi. Kufomat iu kthyen familjeve. Ceremonia e varrimit të Petritit dhe Arturit në Korçë, u kthye në një demonstratë të fuqishme antikomuniste. U ndaluan 12 persona. U zhvilluan procese gjyqësore.

Korça dhe Kolonja gjithmonë do ti kujtojnë bijtë e vet!

Kastriot Dervishi

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments