KreuAktualiteti"Më pëlqen... që ashtu Korçarçe, unë t'i them nja dy-tre llafka

“Më pëlqen… që ashtu Korçarçe, unë t’i them nja dy-tre llafka

Korçarçe

Më pëlqen… që ashtu Korçarçe
unë t’i them nja dy-tre llafka
po sigurisht, ti nuk je “pe Korçe”
ndaj s’i kupton, të keqen lalka

Ty s’të ka ndodhur t’i flasësh çupkës
kur kalon rrugës: Uaa sa e mirkë!
të të thotë: Ë mo mja, ë mo ikë
kur i thua sheqerkë a i thua yllkë

Ty s’të ka ndodhur të të thotë shoku:
Po çu bëre!? Ku je mo njëshkë!?
a t’i kesh thënë: Ja erdha bre flori
ë mo nga do vemë të pimë kafeçkë?

A i ke thënë nënës, lakror me qepka
të të bëjë në të vockën tepsiçkë
nënë, me shokët, ta pimë një kupkë
po s’përtove, ca arme, ndonjë turshiçkë

Po ti s’ke folur kështu ndonjëherë
se ti nuk je pe Korçe mo byrazer
ty mund të të duket dhe gjuhë e huaj
mua më pëlqen dhe e kam për NDER
&j&

Ilir Jano _ Në Korçën tonë 2017

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit