“50 vjet shoqe”, Alida Hisku publikon fotografinë e rrallë me Liljana Kondakçi dhe Ema Qazimin!
Sot ka shumë këngëtare të muzikës së lehtë shqiptare, ka me “emër”, ka edhe me “gjasme” dhe sigurisht ka edhe shumë të talentuara. Por këngëtare të tilla me zë, interpretim dhe origjinalitet rrallë se mund të shpresosh të gjesh…ishte brezi ynë, brezi ku veç talentet ngjiteshin në skenë, ku këngëtari këndonte me një muzikë dhe tekst të krijuar nga profesionistë dhe jo “masazhistë” kompjuteri…
Po përmëndim këto tre yje të muzikës shqiptare në kujtim dhe vlerësim të gjithë këngëtarëve, këngëtareve, kompozitorëve, poetëve dhe gjithë artistëve të tjerë të brezit tonë!
Ato janë tri nga zërat më të bukur të muzikës shqiptare. Janë tre figura shumë të dashura për publikun shqiptar, të cilat në çdo shfaqje publike kanë padyshim vëmendjen maksimale.
Janë 3 artiste të rralla, me një zë brilant dhe mund të themi pa u menduar dy herë se janë të papërsëritshme. E kemi fjalën për Alida Hiskun, Liljana Kondakçiun dhe Ema Qazimin.
Së fundmi Alida Hisku, e cila prej vitesh jeton në Gjermani, është kthyer pas në kohë dhe ka publikuar një fotografi të para shumë viteve.
“50 vjet shoqe”, ka shkruar ajo përkrah postimit ku shihet me dy miket e saj Liljana Kondakiun dhe Ema Qazimin.
Epo ku ka më bukur se kur mes artisteve ka miqësi të vërtetë, e cila i ka rezistuar kohërave..
@NewsIn.Al

