KreuKulturë / Art6 Janar 1935 - Jo vetëm “Dita e ujit të bekuar” por...

6 Janar 1935 – Jo vetëm “Dita e ujit të bekuar” por edhe “Data e xhirimit të parë filmik shqiptar”/ Klodi Stralla

6 Janar 1935 – Jo vetëm “Dita e ujit të bekuar” por edhe “Data e xhirimit të parë filmik shqiptar”

Për komunitetin kristian ortodoks data 6 janar festohet çdo vit si “Dita e ujit të bekuar” dhe, sipas ritualit tradicional, bëhet edhe “hedhja e kryqit” në ujë (lumë). Pikërisht kjo ngjarje është xhiruar me kamera filmike për herë të parë në 6 janarin e vitit 1935 në qytetin e Korçës.

Në librin e saj “Energjia e filmit” skenaristja korçare Natasha Lako, ish Drejtoreshë e Arkivit të Filmit, bazuar në kujtimet e trashëgimtarëve të vëllezërve Mano, që sillnin dhe xhironin filmin në Kinema “Majestik” (pronë e tyre) në Korçë që prej vitit 1928, kamera ishte blerë për të xhiruar titrime të përmbajtjes së filmave sipas modelit të filmave pa zë, pasi shumica e spektatorëve që mbushnin sallën e kinemasë nuk kuptonin gjuhë të huaja. Fatkeqesisht ky xhirim filmik, me shumë vlera historike, nuk ekziston më sepse u dogj së bashku me Kinema “Lluks” (një tjetër kinema e qytetit) nga një zjarr i mistershëm që e përfshiu atë disa vite më vonë.

Por ajo që ka rëndësi të theksohet është se xhirimet filmike, në një vend të vogël si Shqipëria e asaj kohe, nuk u muarën përsipër as nga shteti, as nga kompani prodhuese, por nga individë qytetarë, që kishin dëshirën, pasionin dhe inisiativën që, nën shembullin e vëllezërve Lymier në Francë apo vëllezërve Manakis në Manastir, të sillnin përparimin dhe qyteterimin në qytetin e tyre të lindjes. Kamera e marrë për herë të parë në duart e tyre nuk u kthye as nga oborri mbretëror, as nga aktivitetet zyrtare të qeverisë, por nga jeta e perditeshme e bashkëqytetarëve të tyre, nga zakonet dhe traditat e qytetit të tyre.

  • Shumë domethënse kjo për kohën tonë, mbushur përplot me servila dhe lakej që nëpërkëmbin profesionalizmin dhe detyrën për informim, duke pranuar kasetat e gatëshme të fabrikuara në laboratoret e partive politike! (KLODI STRALLA)

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit