- 7 Marsi i ketij viti i rikthen Korces dhe gjithe shqiptareve Muzeun e Arsimit. Demtimet e shumta shkaktuar nga termetet dhe indiferentizmi i 30 viteve ndaj kesaj vatre te shkolles shqipe sollen amortizimin e saj duke bere qe nje hap te na ndante nga rrenimi i plote i shtepise qe Diamand Terpo dhuroi per celjen e Mesonjetores.
Ne vemendjen e qeverise shqiptare dhe kujdesin e vecante dhe personal te ministres se Kultures Elva Margariti, Mesonjetorja i rikthehet tani dinjitoze vizitoreve, e restauruar dhe e muzealizuar.
Me emocion dhe kenaqesi ndaj me ju miq nje pjesez te vogel te asaj qe mbart sot Muzeu, kete fragment videoje, ku shihet i filmuar Thoma Koste Furxhi, nxenesi i pare i dites se pare te Mesonjetores. Ky material filmik i rralle, i pa njohur dhe i pa shfaqur kurre me pare ju fton te vizitoni tempullin e shkolles dhe gjuhes shqipe, ku do te jete i prezantuar bashke me materiale te tjera shume interesante, deshmi te gjalla te nje kohe qe na ben te ndihemi krenare.
Niko Kotherja
