Friday, April 24, 2026
spot_img
HomeAktualiteti75 vjet, që nga dita e krijimit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar🇦🇱

75 vjet, që nga dita e krijimit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar🇦🇱

75 vjet, që nga dita e krijimit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar🇦🇱

Ndonëse aviacioni ushtarak nisi në 1951, përpjekjet ligjore për krijimin e aviacionit kishin nisur që në vitet ’30 nga Ahmet Zogu.
Aviacioni Civil shqiptar ka një histori edhe më të gjatë, duke nisur që më 22 nëntor 1924.

Shqipëria dikur kishte linjë të transportit ajror për pasagjerët, një prej tyre linjën ajrore Tiranë – Korçë (nëpërmjet fotove).

Fillimet e para të fluturimeve në Shqipëri i nisën në muajin nëntor të vitit 1924. Duke bërë marrëveshje në atë kohë qeveria shqiptare me Shoqëritë Ajrore Gjermane “Lufthansa”… Në vitin 1927 u ble nga Aviacioni Civil të Trafikut Italian…

Jemi në vitin 1937, Shqipëria kishte tashmë linja ajrore të brendshme funksionale. Në atë periudhë operonte kompania italiane e fluturimeve Ala Littoria, e cila kryente rregullisht fluturime në itinerarin Korçë –Tiranë dhe Kuçove – Tirane dhe anasjelltas.

Një biletë origjinale e ruajtur nga ajo kohë tregon se pasagjerja e regjistruar quhej Adelina Kosturi, nga Korça, e cila udhëtonte drejt Tiranës me aeroplan linje – një fakt që sot duket i pabesueshëm për standardet e Shqipërisë së asaj kohe.

Dokumenti dëshmon jo vetëm ekzistencën e transportit ajror të brendshëm në vitet ’30, por edhe një realitet tjetër interesant: pasaporta shqiptare ishte e njohur ndërkombëtarisht, dhe qytetarët shqiptarë mund të lëviznin në shumë shtete pa nevojë për vizë.

Screenshot

Një copëz historie që rrëzon mitin se Shqipëria e asaj kohe ishte e izoluar apo e prapambetur, duke treguar se vendi kishte lidhje ajrore, dokumente të vlefshme ndërkombëtarisht dhe qytetarë që udhëtonin lirshëm.

Irsa Shore

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments