KreuAktualiteti8 Prill , Dita Ndërkombëtare e Komunitetit Rom

8 Prill , Dita Ndërkombëtare e Komunitetit Rom

8 Prilli daton me “Ditën Ndërkombëtare të Komunitetit Rom”. Këtë vit u kremtua dhe 50 vjetori ku në Konferencën Botërore të Romëve, u caktua 8 prilli si ditë Nderkombëtare e komunitetit Rom.

Rrjeti i Organizatave Rome dhe Egjiptiane organizuan disa lloj aktivitetesh, po ashtu dhe Teatri Korçë , me iniciatore Znj. Zamira Kita, të cilët dhane Teatrin e Kukullave në ambjentet e Kopështit Rom në lagjen 6 të qytetit të Korçës.

Rrjeti i organizatave Rome dhe Egjiptiane e nisën ditën duke hedhur lule buzë lumit, traditë kjo e cila shoqëron çdo 8 Prill.

Më pas aktiviteti mer përmasa institucionale , nën moderimin e profesor z.Eris Rusi.

Aktivitetiti u hap me himnin rom interpretuar në violine nga profesori z. Aurel Qirjo shoqëruar me poezi rome.

FullSizeRender

Fjalen e mer z. Niko Peleshi , i cilësuar në vitin 2014 si “Kryetari më Miqësor me Romët” , i cili në rradhë të parë bëri Homazh për të ndjerin Z.Arben Kosturi, një figurë e cila gjithmonë ishte e gatshme në përmiresimin dhe integrimin e jetës së romëve.

Në këte dite Peleshi tha ; Ngjyrat e komunitetit rom nuk duhet të shkrihen me ngjyrat e tjera , ato duhet te jenë të dallueshme!

IMG_2249https://newsin.al/wp-content/uploads/2021/04/my-movie-1-2.mov

Të ftuar të tjerë kanë qënë ; Kryebashkiaku i Bashkise Korçë Z.Sotiraq Filo, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe aktorë të ndryshëm të Shoqërise Civile dhe Instutucioneve.

#g.haxhillari

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit