KreuAktualitetiPërshëndetje nga SHMU! Kjo javë do të sjellë ndryshueshmeri në situatën meteorologjike.

Përshëndetje nga SHMU! Kjo javë do të sjellë ndryshueshmeri në situatën meteorologjike.

Përshëndetje nga SHMU!
Kjo javë do të sjellë ndryshueshmeri në situatën meteorologjike.
Dita e sotme do të ketë mot me kthjellime e vranësira deri të dendura të cilat do të pasohen nga reshje shiu e dëbore në zonat malore. Më tej deri ditën e mërkurë do të mbizotërojë moti i kthjellët. Ditën e enjte në mesditë e pasdite parashikohet ndryshim në situatën meteorologjike ku do të nisin reshjet e shiut e dëborës në zonat malore. Dita e premte do të sjellë reshje e shtrëngata në të gjithë bregdetin e zonat e ulëta, ndërsa dëbora do të mbërrijë deri në lartësitë kodrinore të vendit. Në veri e verilindje ajo do të jetë e dendur. Era do të fryjë nga juglindja e veriu hera herës e vrullshme në bregdet e lugina. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë. Gjatë ditëve me temperatura të ulëta do të ketë ngrica të forta në akset rrugore.
Ju urojmë një javë të mbarë!

@ NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit