Tuesday, May 19, 2026
spot_img
HomeAktualitetiSot u ngrit në qiell një konstelacion i letrave shqipe Lamtumirë Meri...

Sot u ngrit në qiell një konstelacion i letrave shqipe Lamtumirë Meri Lalaj!

Shpirti jot u prehte ne paqe e shtrenjta jone Meri Lalaj .Do na mungosh te gjitheve ..miqve te afermve !

Gazetari Gjergj Zefi shpreh dhimbjen  tij për humbjen poetes, shkrimtares dhe përkthyeses Meri Lalaj me një nga krijimet e përkryera të saj.. .

Sot u ngrit në qiell një konstelacion i letrave shqipe
Lamtumirë Meri Lalaj!

Mëngjes,
dal në rrugë:
burra të murrmë
ma zënë diellin.
Fytyrat e tyre të murrme
veshjet e murrme.
Të murrme mendimet.
shpirti i tyre i murrmë.
Ngrenë pëllëmbët e murrme
e nuk më lenë të shoh diellin.

Eci rrugës, mundohem
të jap e marr me ta
u dërgoj rreze- sinjal
si femër që jam
atyre të murrmëve:
me vështrime, me ecjen,
me tingujt e trupit tim.
Por më kot.

Këta burra flenë mbi para:
mbushur ding jastëku,
plot banknota dysheku.
Ata nuk dinë të shijojnë paratë,
ata nuk dinë
të shijojnë as gratë
për ta nuk ekziston qielli
e në shpirtin e tyre
asnjë rreze dielli

Meri Lalaj

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments