Pak krahasim me rajonin për të kuptuar se si jemi dhe ku ndodhemi…
Treguesi më domethënës është arsimi i lartë dhe cilësia e produkteve të tij që janë: 1. Të diplomuarit dhe 2. Kërkimi shkencor që matet me botimet dhe ndikimin i tyre në mendimin shkencor tashmë botëror dhe numrin e patentave dhe disenjove industriale që regjistrohen çdo vit etj. Që te kesh cilësi së pari kërkohet staf cilësor dhe një raport i drejtë midis numrit të studentëve dhe stafit. Në raport me treguesin e parë ne jemi të fundit për nga cilësia krahasuar me Kroacine, Serbinë, Slloveninë, Malin e Zi dhe kam frikë edhe me Maqedoninë dhe Kosovën. Po ashtu ne kemi thuajse zero patenta dhe disenjo industriale të regjistruara në një vit kur Mali i Zi regjistron disa qindra e Serbia, Kroacia e Sllovenia disa mijëra. Për raportin staf student po marr si shembull vetem Universitetin e Zagrebit i cili ka 70.000 mije studentë dhe 8000 staf akademik ose me pak se 8 studentë për një staf akademik. Po në Universitetin e Tiranës… në vit të parë
Drejtësi pranon mbi 1 mijë studentë çdo vit… raporti staf – studentë disa qindra për një staf duke llogaritur edhe ato që shkojnë para studentëve vetëm për provim…
Nëse duam të ndryshojmë Shqipërinë e vetmja mundësi është investimet masive dhe rritje e mbështetjes disa fish apo mbi 10 fishin brenda 10 vitesh… Thuajse çdo problem që ne kemi lidhet ngushtësisht me uljen e arsimimit dhe cilësisë së tij… Kultura e moskulturës prodhon kafshëritë që na shqetësojnë çdo ditë dhe krijon terrenin përfekt për një demokraci jo funksionale…
Avokat Jordan Daci
@NewsIn.Al
