KreuAktualitetiShpërthime tritoli në Rilë të Lezhës…

Shpërthime tritoli në Rilë të Lezhës…

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të shtune fshatin Rrilë, në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse është vendosur në derën e një banese dykatëshe në pronësi të shtetasit Mirash Mirashi. Në momentin e shpërthimit, brenda banesës ndodheshin bashkëshortët, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale në banesë, ndërsa forca të policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe motivet e këtij akti.

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit