Sunday, June 7, 2026
spot_img
HomeKulture / ArtE.Hoxha: O Beqir, nuk i hanë shokët e Komitetit Qendror ato që...

E.Hoxha: O Beqir, nuk i hanë shokët e Komitetit Qendror ato që thua ti, se deshe të na sqaroje. Fol më mirë hapur…

Nga Kastriot Dervishi – (Nga cikli : “Ky vampir që hante shokët”)

“Nuk i hanë shokët këto”

Plenumi i 5-të, 25-26 korrik 1974 u mblodh duke pasur në rend të ditës “punën armiqësore të Beqir Ballukut kundër partisë dhe shtetit tonë socialist”. Mungonin në mbledhje vetëm dy shokë. Pjesë nga debati i zhvilluar:

Beqir Balluku: Jo! Unë desha vetëm sa të sqaroj cili ishte qëllimi dhe pse u bë ky material.
Enver Hoxha: Shiko Beqir, nuk i hanë shokët e Komitetit Qendror ato që thua ti, se deshe të na sqaroje. Fol më mirë hapur se do që të shfajësohesh, të fshehësh fajin tënd, sikur tezat e Këshillit të Mbrojtjes, sipas teje, u mbështetën në teorinë tende, prandaj nuk je fajtor.

Është zor që shokët ta hanë këtë, se ata kanë përvojë të madhe, kurse ti mund të kesh më pak. Ata kanë më shumë përvojë se kanë luftuar më drejt në zbatimin e vijës së partisë.

Beqir Balluku: Unë shokë jam dakord me raportin e Byrosë Politike dhe me të gjitha konkluzionet që dalin atje, vetëm i them plenumit se e gjithë puna që është bërë nga ana ime, të gjitha ato gabime dhe faje që kam kryer, nuk janë bërë me qëllime të caktuara armiqësore (ilaritet në sallë).

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments