Dorit, si një urim për ditëlindje
Nga Agim Xhafka
Teodor Keko do të mbushte 65 vjeç. Mbase do dukej ende riosh,por vitet do i kem n’dë bythë,do na thosh.
Iku i ri dhe ashtu djaloshar na i beri thjesht me dorë. Si një lamtumirë a mirupafshim. U largua si erë pranvere,la pas plot gjethe të çelura poezie. Ne shokëve te tij,sot mbuluar me thinja e rrudha,Dori në foto na duket djali ynë,biri ynë dashur dhe më i përkëdheluri. Na duket sikur ndonjë ditë do të na fanepset e do të na thotë:
-Ej,erdha unë Dorka i vogël,erdha se u largova sa për pak,sa të shkruaja ca vargje për veten!
Dhe do e besojmë,nga që ka qënë njeri i surprizave,i guximit,i mendimit dhe i argëtimit.
Ike i vogël,Dorka i vogël. Ne shokët e tu ende marrim frymë,por mosha çdo vit po na mpak,ilaçet po na venë orar. Ti nga thellë,atje te vendi,tallesh e na fton:
-Ejani të shihemi,-na thua.
Besojmë që je rehatuar,ndryshe do e kishe nxjerrë kokën diku. I mbushe 65 vëlla. Ke shumë vjet që nuk bën happy birthday,ama nën lëkurë të janë shënuar vitet,t’i mbajmë mend edhe ne,shokët që të kujtojmë çdo ditë. Ike,fluturove e ai boshllëk që le tani është bërë hon. Hon që na fton e na fton dhe na…kërkon.
Agim xhafka
@NewsInAl
