MEMORIE….
Më 1 Shtator 1916, me mbështetjen e autoritevete austro-hungareze, u mblodh në Shkodër Komisia Letrare Shqipe.
Pjesëmarrës ishin intelektualë, gjuhëtarë dhe njohës shumë të mirë të kulturës shqiptare, vendas dhe albanologë të huaj, si: Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani, Gjergj Fishta, Mati Logoreci, Gjergj Pekmezi, Maksimilian Lamberc etj. Komisia organizoi një numër të madh mbledhjesh ku u diskutua për problemet e gjuhës, shkrimin, përcaktimin e një standarti, dialektet etj.
Kryetari i parë u zgjodh Gjergj Pekmezi. Komisia mori disa vendime të rëndësishme për shkrimin e gjuhës shqipe dhe hodhi idenë mbi përdorimin e dialektit të Elbasanit si gjuhë e njehësuar zyrtare. Bashkëngjitur këtij postimi, paraqesim një nga rregulloret që Komisia Letrare Shqipe përcaktoi ‘‘Mbi orthografinë e gjuhës shqipe të shkrueme’’.
Rovena Klejo
@NewsIn.Al
