JETA REALE E DIVËS !❤️
Pavarësisht famës së saj mbarëbotërore dhe ofertave shumëmilionëshe nga Hollivudi, Julia Roberts ka zgjedhur një jetë kushtuar familjes si nënë e tre fëmijëve (binjakët Hazel dhe Phinneas dhe djalin Henry) dhe një grua e përkushtuar
Julia e përshkruan jetën e saj si tepër përmbushëse. Ajo i përkushtohet tërësisht rolit të amvisës. Çdo ditë ajo përgatit mëngjesin për familjen e saj, pastron kuzhinën dhe, pasi të mbarojnë punët e shumta shtëpiake, tashmë është koha për të filluar përgatitjen e drekës. Kur vjen mbrëmja, ajo ka pasur një ditë të plotë dhe produktive. “Nuk e kam më luksin të rri dhe të mos bëj asgjë. Para se të bëja fëmijë, sigurisht që kisha shumë kohë të lirë, por nuk dija ta përdorja dhe nuk ia vlerësoja vlerën.”
Blerta Kasapi Frashëri
@NewsIn.Al
