KreuAktualitetiZjarri në Tiranë/ Reagon Kryeinspektori Sula: Do ngrihet një grup…

Zjarri në Tiranë/ Reagon Kryeinspektori Sula: Do ngrihet një grup…

Në lidhje me ngjarjen e zjarrit të rënë në një kompleks banimi në kryeqytet, Inspektorati i Përgjithshëm ka njoftuar se po ndjek me vëmendje situatën.

Me urdhër të Inspektorit të Përgjithshëm Dashnor Sula, është ngritur një grup pune për verifikimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi i punës do të kontrollojë nëse aktivitetet ekonomike në ambientet e kompleksit kanë qenë në përputhje me kushtet teknike dhe ligjore, si dhe nëse sistemet e sigurisë (alarmet, pajisjet e shuarjes, sinjalistika dhe daljet e emergjencës) kanë qenë funksionale dhe të mirëmbajtura.

Inspektorati i Përgjithshëm do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet përgjegjëse dhe do të ndërmarrë të gjitha masat që parashikojnë ligjet përkatëse.

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit