Njeriu,
Si një pelegrin i përjetshëm…
Bota,
A po bëhet më e mirë,
A po ngadalë po zbehet,
Duke u tretur në errësirë
Si dielli në buzëmbrëmje…?
Njeriu,
Si një pelegrin i përjetshëm,
Ecën kuturu nëpër mjegull,
Pa e ditur nga vjen
E ku shkon…
Epokat,
në këtë udhë pa cak,
i mburren për dritë njëra- tjetrës,
në një kohë kur pas tyre,
si hije fshihen mëkatet,
pendesat, dhe të vërtetat
e heshtura…
Bota,
S’është as më e mirë
e as më e keqe,
është thjesh trajektorja
e pelegrinazhit absurd,
mes parajsës që ëndërrojmë
dhe ferrit që vetë e krijojmë…
gjergj zefi
@NewsIn.Al
