KreuAktualitetiNË KRAHARORIN E ATDHEUT) Ermira Ifandi

NË KRAHARORIN E ATDHEUT) Ermira Ifandi

NË KRAHARORIN E ATDHEUT

Atdheu im,
toka ime e dashur,
vendlindje e shenjtë…
Sa herë vij t’ju përqafoj,
malli më bren kraharorin,
shpirti më sfilitet.

Ndiej se kurrë nuk kam ikur.
Buzët m’i njom dashuria juaj.
Largësinë e harroj në krahët e nënës.

Çdo gur, çdo pëllëmbë toke
më përvëlon kujtimesh,
për të ikurit e mi, dhe për të gjallët.

Ja, atje, në cep të shtëpisë:
një fole dallëndyshesh.
Shpirti më digjet,
fjalët s’më binden.

Atdheu im,
toka ime,
mall dhe lot i plakur!

Athinë _ Ermira D. Ifandi

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit