Sunday, April 26, 2026
spot_img
HomeAktualitetiPrilli i zi i 1968-ës: Dënimi i klerikëve katolikë në Shkodër

Prilli i zi i 1968-ës: Dënimi i klerikëve katolikë në Shkodër

Prilli i zi i 1968-ës: Dënimi i klerikëve katolikë në Shkodër

👉Prilli i vitit 1968 shënon një nga ngjarjet më të rënda në historinë e persekutimit politik dhe fetar në Shqipërinë komuniste.

Në ambientet e Kishës së Motrave Stigmatine, në rrugën Gjuhadol, u zhvillua një ndër gjyqet më famëkëqija të regjimit, që kishte në shënjestër klerin katolik dhe qytetarë të njohur të qytetit.

Pas një periudhe 8-mujore hetuesie, e shoqëruar me dhunë fizike dhe psikologjike, fyerje, poshtërime dhe tortura, më 1 prill 1968, prokurori i rrethit të Shkodrës, Faik Minarolli, dorëzoi për gjykim dosjen ndaj një grupi të akuzuarish, mes tyre klerikë dhe laikë: Dom Frano Illia, Dom Zef Bici, Dom Mark Hasi, Dom Mark Dushi, At Gegë Luma, Alfons Radovani dhe Kol Marlacaj.

Procesi gjyqësor u zhvillua nga Gjykata e Qarkut Shkodër, nën drejtimin e kryetarit Nuri Resmja.

Në një atmosferë të tensionuar dhe të manipuluar, të gjithë të pandehurit u shpallën fajtorë, ndërsa salla e gjyqit dhe hapësirat jashtë saj, ku procesi transmetohej përmes altoparlantëve, u mbushën me duartrokitje të organizuara nga publiku.

Vendimi i gjykatës ishte i ashpër: Dom Zef Bici dhe Dom Mark Dushi u dënuan me pushkatim. Ndërkohë, Dom Frano Illia dhe Dom Mark Hasi u dënuan me nga 25 vite burgim, ku ky i fundit ndërroi jetë gjatë vuajtjes së dënimit.

Ky proces mbetet një dëshmi e qartë e represionit sistematik ndaj besimit dhe mendimit të lirë gjatë regjimit komunist në Shqipëri, si dhe një simbol i qëndresës së klerit katolik në Shkodër.(Portali Shkodër)

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments