KreuAktualitetiDy të vrarë në atentat me armë zjarrit në zonën e Balldrenit...

Dy të vrarë në atentat me armë zjarrit në zonën e Balldrenit në Lezhë

Një atentat i rëndë me armë zjarri ka tronditur zonën e Balldrenit në Lezhë, ku një automjet tip Audi Q7, me ngjyrë të zezë, është qëlluar me breshëri plumbash

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, mjeti është bërë pothuajse i shoshë nga plumbat, me dëmtime të shumta në pjesën anësore, shkruan Psnorama!

Sipas informacioneve paraprake, brenda automjetit ndodheshin dy persona, një burrë dhe një grua, të cilët dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa po punohet për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij atentati.

Ende nuk ka një version zyrtar mbi motivet, por dyshohet për një sulm të mirëorganizuar.

 

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit