Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeAktualitetiRilindje - Turravrapi publik i Elisa Spiropali në replika me Edi Rama...

Rilindje – Turravrapi publik i Elisa Spiropali në replika me Edi Rama apo PS-në është i gabuar.

Turravrapi publik i Elisa Spiropali në replika me Edi Rama apo PS-në është i gabuar.
Nevoja për të konstatuar gjërat që Elisa mendon se nuk po shkojnë në rrugën e duhur në PS është e drejtë e saj, por brenda strukturave.
Ngazëllimi i portaleve dhe TV-ve të PD-së dhe të Sali Berisha për postimet publike të Elisës është një tjetër dëshmi se opozita në Shqipëri është e mbaruar, pa program, pa frymë, pa shpresë për të ardhur në pushtet, sepse populli nuk e beson, nuk e honeps dhe nuk e ripranon më si klasë politike qeverisëse.
Ndaj rreken të kapin ndonjë reagim, zënkë apo prishje raportesh politike brenda PS-së.
Tashmë u ka rënë maska edhe me mitin “Trump”, të cilin e mitizonin se do rrëzonte qeverinë Rama.
Znj. Spiropali nuk duhet t’ia lejojë vetes ndikimin nga tamtamet demokratikase.
Edhe show me tregim force publike apo shpallje sfidash mund të ishte kursyer në publik, për sa kohë asnjë funksionar i PS-së nuk ka bërë asnjë reagim publik kundër apo pro znj. Spiropali.
Ndoshta Elisa ka kuptuar se “buka e thyer” vështirë të “ngjitet” më dhe po mendon: ta mbyllë me PS-në si trimëreshë deri në fund.
Pse, kur fare mirë u sqaruan dje gjërat në grup, por edhe në takim veç me Ramën?
Për konsum publik apo për “furnizim me karburant” të tamtamëve të Salihit?
“Karburanti” duhet me kursim këtë periudhë, sepse Hormuzi është ende i mbyllur…
E theksojmë që zonja Spiropali në grup ka të drejtë të ngrejë çdo çështje që ajo e konsideron problematike dhe të gabuar.
Nga ajo sa e njohim ne, znj. Spiropali ngjan e prekur në krenari për faktin e shkarkimit si ministre e Jashtme. Këtu është zanafillja dhe kjo e bën znj.spiropali jokoherente në kritikat dhe konstatimet e saj.

Gjithsesi, çdo konstatim i saj duhet trajtuar me seriozitet.

Përkushtimi nuk duhet të jetë opsion primar!

Ndërkohë, askush nuk do të tolerohet në këtë faqe të tentojë denigrimin e figurës së Elisa Spiropalit në komente; kush tenton, merr bllok menjëherë, pa asnjë paralajmërim tjetër.

© Rilindje

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments