KreuAktualitetiPërsëri ndryshime në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa drejtori...

Përsëri ndryshime në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa drejtori dhe komisariate

Përsëri ka ndryshime në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa drejtori dhe komisariate

Policia e Shtetit ka kryer sërish ndryshime në strukturat drejtuese, duke emëruar dhe lëvizur disa drejtues në komisariate dhe drejtoritë kufitare në disa qytete të vendit.

Sipas vendimeve të fundit, Alfred Cenaj është caktuar shef i Komisariatit Nr. 2 në Tiranë.

Ndërkohë, Arbër Zemani është transferuar nga drejtimi i Kufirit në Shkodër për të marrë drejtimin e Drejtorisë së Kufirit në Vlorë.
Në të njëjtën kohë, Altin Lila është emëruar drejtor i Kufirit në Durrës, ndërsa Agim Basha do të drejtojë Kufirin në Shkodër.
Këto lëvizje vijnë në kuadër të riorganizimeve të brendshme në Policinë e Shtetit, të cilat janë intensifikuar edhe ditët e fundit me ndryshime të tjera në nivele drejtuese
@NewsIn.Al

 

 

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit