Akuzohet se dhunoi gazetarin Ervin Dushi, gjykata lë në burg pronarin e rrjetit të marketeve “Xhedis”
Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për shtetasin Prel Gjoni, pronar i market “Xhedis”. Gjoni doli për t’u njohur me masën e sigurisë pasi disa ditë më parë goditi bashkë me dy persona të tjerë gazetarin Ervin Dushi.
Gjoni para gjykatës ka mohuar se e ka goditur gazetarin Dushi duke i qëndruar versionit të tij se vetëm e ka shtyrë.
Pavarësisht pretendimeve të pronaris të marketeve, prokuroria e Shkodrës kërkoi “arrest me burg”, masë që u pranua nga gjykata e shkallës së parë e cila la në paraburgim Preë Gjonin.
Gjithçka ka nisur pas një video të gazetarit Ervin Dushi në Tik Tok para disa ditësh i cili u shpreh se në mbrëmjen e asaj dite so të denocnte ushqimet e skaduara të një rrjeti marketesh.
Në darkë sipas gazetarit Dushi, ai ka marrë një telefonatë nga pronari i market “Xhedis”, Prel Gjoni dhe se ky i fundit e ka goditur bashkë me dy të tjerë duke i shkaktuar sëme në fytyrë dhe kokë.
Pas kësaj ngjarje policia ndaloi Prel Gjonin duke bërë arrestimin e tij ndërsa gjykata sot e la me masën “arrest me burg”.
Gjoni pas ngjarjes para se të arrestohej por edhe në gjylatë është shprehur se gazetari Dushi e ka shantazhuar për t’i vendosur gjobë por kjo gjë nuk është vërtetuar dhe është mohuar nga gazetari në fjalë i cili u rrah prej 3 personave, mes të cilëve u godit edhe nga Prel Gjoni i cili u arrestua nga policia e Shkodrës për vepërn penale “goditje për shkak të detyrës”.
Tashmë prokuroria vijon hetimet për ta zbardhur të plotë këtë rast
@NewsIn.Al
