Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiJa 3 çështje që do të trajtohen me urgjencë sapo të vijë...

Ja 3 çështje që do të trajtohen me urgjencë sapo të vijë Ambasadori i ri Amerikan në Shqipëri…

Ja 3 çështje që do të trajtohen me urgjencë sapo të vijë Ambasadori i ri Amerikan në Shqipëri…

Gazetari Lavdrim Lita, në një analizë për Euronews Albania, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar tre çështje kryesore që do të trajtohen me urgjencë në raportet me Shqipërinë

Sipas tij, dosja e parë lidhet me muxhajdinët në Manzë dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me këtë grup, një temë e ndjeshme që prek sigurinë dhe diplomacinë ndërkombëtare. Çështja e dytë është ajo e vizave, ku SHBA ka pezulluar disa procedura për shkak të devijimeve të aplikantëve dhe problematikave që lidhen me bashkimin familjar e punësimin. Ndërsa dosja e tretë ka të bëjë me ligjin për investimet strategjike, i cili po shihet në lidhje indirekte me narkotrafikun dhe pastrimin e parave.

Shtetet e Bashkuara kanë tre çështje kryesore në fokus për diskutim me Shqipërinë. Muxhajdinët në Manzë, raporti i Shqipërisë me grupin e muxhajdinëve të vendosur në Manzë është një dosje e ndjeshme, që lidhet me sigurinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

E dyta çështja e vizave, SHBA ka pezulluar disa procedura vizash për Shqipërinë, për shkak të devijimeve të aplikantëve dhe problematikave që lidhen me bashkimin familjar dhe punësimin në territorin amerikan.

E treta, ligji për investimet strategjike, po shihet në lidhje indirekte me çështjen e narkotrafikut. Autoritetet amerikane pritet të analizojnë regjistrin e investimeve strategjike për të verifikuar origjinën e kapitalit, duke kontrolluar nëse pas investimeve fshihen fonde të dyshimta, përfshirë pastrim parash apo lidhje me grupe kriminale.” -tha Lita

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments