Sunday, May 31, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“ Mora vesh që sot më keni sharë, E keni ndotur edhe...

“ Mora vesh që sot më keni sharë, E keni ndotur edhe ajrin jashtë!”/Skënder Rusi

Në kujtim të poetit lirik, krenari të Korçës sonë Skënder Rusi!

***

“Mora vesh që sot më keni sharë,
E keni ndotur edhe ajrin jashtë!
Mora vesh që sot më keni sharë,

E keni ndotur edhe ajrin jashtë!”
O Zot, po juve jeni pak, tepër pak,
Me gjithë karriget mezi bëheni gjashtë.

Edhe dielli iku, u fut pas reve,
Që të mos dëgjonte ato që për mua thatë!
O Zot, po juve jeni pak, tepër pak,
Me gjithë tavolinën mezi bëheni shtatë.

Ishim shokë si gishtat e një dore,
Edhe hënën për juve e rrëzoja vetë!
O Zot, po juve jeni pak, tepër pak,
Shto dhe urrejtjen, mezi bëheni tetë.

Mora vesh se sot më keni sharë,
Të tre kujtoni se bota u ndreq!
O Zot, cilin të qaj më parë,
Se për secilin prej jush më vjen keq.

Skënder Rusi

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments