Në kujtim të poetit lirik, krenari të Korçës sonë Skënder Rusi!
***
“Mora vesh që sot më keni sharë,
E keni ndotur edhe ajrin jashtë!
Mora vesh që sot më keni sharë,
E keni ndotur edhe ajrin jashtë!”
O Zot, po juve jeni pak, tepër pak,
Me gjithë karriget mezi bëheni gjashtë.
Edhe dielli iku, u fut pas reve,
Që të mos dëgjonte ato që për mua thatë!
O Zot, po juve jeni pak, tepër pak,
Me gjithë tavolinën mezi bëheni shtatë.
Ishim shokë si gishtat e një dore,
Edhe hënën për juve e rrëzoja vetë!
O Zot, po juve jeni pak, tepër pak,
Shto dhe urrejtjen, mezi bëheni tetë.
Mora vesh se sot më keni sharë,
Të tre kujtoni se bota u ndreq!
O Zot, cilin të qaj më parë,
Se për secilin prej jush më vjen keq.
Skënder Rusi
@NewsIn.Al
