🗓 5 qershor 1988! Plasi në Kuçovë ⚽🔥
Në filmin Gjeneral Gramafoni kjo batutë lidhej me grevat e shoqërisë “Puna”. Por atë ditë, në Kuçovë, “plasi” futbolli dhe pasioni i një qyteti të tërë.
Sezoni 1987-1988 mbyllej me një play-off të zjarrtë: Dinamo – Naftëtari.
👉 Dinamo fiton 1-0 në Tiranë.
👉 Pas tre ditësh, stadiumi i Qytetit Stalin mbushet plot për ndeshjen e kthimit.
Naftëtari luan me zemër, kërkon gjithçka, por goli i Ben Vilës për blutë shuan ëndrrat kuçovare. Nga tribuna shpërthen zemërimi. Një fëmijë i gjakosur, një tifoz pa ndjenja, lajmi i rremë për vdekjen e tij… dhe gjithçka del jashtë kontrollit.
🚨 Gurë nga shkallët, hyrje në fushë, autobusi i Dinamos që digjet, futbollistët dhe arbitrat të ngujuar deri natën vonë. Revolta shpërthen në qytet. Forcat speciale nga Tirana arrestojnë mbi 100 vetë, mes tyre edhe lojtarë.
📉 Dënimi i rëndë: Naftëtari përjashtohet një vit. Dhe kështu u thye ëndrra e një brezi të artë të futbollit kuçovar.
Ky ishte një nga episodet më dramatike të futbollit shqiptar, ku pasioni i tifozëve u kthye në revoltë dhe sporti u përplas fort me regjimin e kohës.

@NewsIn.Al
