Tuesday, June 16, 2026
spot_img
HomeAktualitetiPse Kroacia është Lider në turizëm! Punonjësve sezonal të turizmit, ju suvencionohet...

Pse Kroacia është Lider në turizëm! Punonjësve sezonal të turizmit, ju suvencionohet paga deri 6 muaj!

Pse Kroacia është Lider në turizëm! Punonjësve sezonal të turizmit, ju suvencionohet paga deri 6 muaj!

Ky është një nga mekanizmat kryesorë që përdor Kroacia për të zbutur problemin e madh të stafit të kualifikuar jashtë sezonit. Në kuadër të programit “Stalni Sezonac” në Kroaci, subvencionimi i pagës që shteti paguan për punonjësit gjatë muajve të dimrit funksionon mbi baza të përcaktuara qartë ligjërisht.
Subvencionimi ndahet në dy pjesë kryesore: ndihma direkte financiare për punonjësit dhe mbulimi i kontributeve të sigurimeve. Punonjësi përfiton afërsisht midis 500€ dhe 750€ neto në muaj.

Shteti nuk i jep këto fonde pa kushte. Që të përfitohet ky buxhet, ka një kontratë të fortë tripalëshe: Hoteli është i detyruar ligjërisht që ta punësojë përsëri atë person në sezonin pasardhës për të njëjtën kohëzgjatje (p.sh. minimumi 6 muaj të tjerë) dhe nëse hoteli tërhiqet, duhet të kthejë mbrapsht fondet që shteti pagoi gjatë dimrit. Punonjësi është i detyruar të pranojë punën dhe të kthehet në hotel sapo të nisë sezoni i ri (zakonisht në prill). Nëse ai refuzon ose ikën në një hotel tjetër, duhet të kthejë mbrapsht paratë që mori nga qeveria gjatë muajve të dimrit.
Kjo është një praktikë e njohur në gjithë mesdheun.

Me përpjekje kemi bindur qeverinë që kjo është e domosdoshme dhe aritëm që kjo të shkruhet në Strategjinë e Turizmit 2026-30! Pa këtë praktikë, nuk do kemi standarde në shërbim dhe punonjës të kualifikuar!
Të shpresojmë të zbatohet.

Zak Topuzi

(Edhe në Greqi aplikohet pothuajse njësoj)

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments