Pritet arrestimi nga SPAK / Shkarkohet Arlinda Pogaj, drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, ndau qindra milionë euro me klientët e burrit dhe figura të krimit. Ka mbushur një shtëpi me para në Elbasan?
Rama i ka kërkuar Gonxhes largimin e Pogajt nga drejtimi i OBP për të evituar arrestimin e mundshëm të saj në detyrë nga SPAK, çka do të shtonte koston për qeverinë në një kohë kur vijon edhe protesta para Kryeministrisë.
Edigen Pogaj është bashkëshorti i drejtoreshës së OBP, Arlinda Pogaj. Ai punon si jursit pranë kompanisë Shpresa Al të Lush Osmanit. Edigen Pogaj vepron si sekser mes OBP dhe një rrethi biznesmenësh që përfitojnë tendera me pazar në tavolinë nga OBP. Edigen Pogaj kontakon përmes një numri të huaj pronarët e kompanive që shprehin interes për të marrë pjesë në tendera që organizohen nga OBP, me në krye bashkëshorten e tij.
Pasi çifti Edigen dhe Arlinda Pogaj arrijnë pazarin me pronarin e kompanisë që do të fitojë tenderin, zonja Pogaj angazhon dy të besuarat e saj, Mirela Zholi dhe Entela Postoli, me rol kyç në aktivitetin e grupit kriminal. Mirela Zholi dhe Entela Postoli qepin kriteret që duhet të plotësojnë operatorët ekonomikë për tenderin e shpallur. Ashtu siç vepronte grupi i AKSHI-t, kriteret negociohen me operatorin ekonomik të paracaktuar fitues, siç u operua për shembull me kriteret për tenderin 3.7 milionë euro për blerjen e automjeteve për Policinë e Shtetit, që i përshtaten kompanisë së Edmond Shahinit.
Mirela Zholi është dora e zezë dhe e besuar e Arlinda Pogajt në aktivitetin kriminal të grupit, për diktimin e tenderave. Për rolin e saj në manipulimin e procedurave tenderuese, Mirela Zholi merr përqindjen e saj nga çifti Edigen dhe Arlinda Pogaj. Edhe pse me një rrogë modeste, Postoli nuk kujdeset për t’a fshehur luksin, i cili besohet se buron nga korrupsioni me tenderat e OBP. Ashtu si Pogaj, Mirela Zholi dyshohet se ka pastruar miliona euro në pasuri të paluajtshme, kamufluar në emrin e familjarëve dhe personave të besuar.

Grupi i dyshuar kriminal ka diktuar qindra milionë euro tendera për bosin e prostitucionit Lefter Lamajn, trafikantin Gëzim Salillarin i njohur si Gëzimi i Kashtës, mashtruesin Nadir Çausholli, Behar Çukaj, Safet Gjici, Eral Myftaraj, Jetmir Pepa, Klod Allajbeu, Elgert Laskaj, Janis Karathano, Vilma Nushi, Merita Sheqi, Artur Kadareja, Orion Struga, Lulzim Qefalia, Argita Bojaxhiu, Aqif Hoxha, Shkëlqim Verdha, Shpresa Joanidhi, Engjëll Hoxha, Hervin Fora, Orjada Jaho, Ermal Rizaj, Albert Metani, Rasim Hamzaraj, Ilir Shehu, Fredi Marra, Florjan Muha, Besnik Çullhaj, Gentian Kreka, Shaqir Alcani, Gentiana Peshkatari, Ardian Sulollari, Agim Kajmaku, Piro Zoga, Xani Zoga, Jemin Toto etj.


Arlinda Pogaj nuk firmos tendera drejtëpërdrejt për kompaninë Shpresa al, pasi pranë saj punon bashkëshorti i saj, Edigen Pogaj. Zonja Pogaj firmos tendera për kompaninë Ouen shpk, pas të cilës kamuflohet bashkëshorti i saj, Edigen Pogaj. Ky i fundit, përmes një numri telefoni të huaj, u telefonon, cakton takime dhe bën pazare për tendera me disa pronarë kompanish, të cilët marrin me paracaktim tendera nga OBP. Në vijim do të publikojmë mesazhe, telefonata dhe biseda të Edigen Pogajt me disa prej biznesmenëve, të cilët kanë përfituar dhjetëra milionë euro nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara me në krye Arlinda Pogaj, personazhin kyç brenda OBP që manipulon procedurat tenderuese si dhe një lidhje të hershme korruptive në Ministrinë e Brendshme.
Bashkëpronari dhe administratori i kompanisë Inerti shpk Florjan Muha përfaqëson një nga linjat e administratores së Operatorit të Blerjeve të Përqendruara Alrinda Pogaj për korrupsionin me tendera. Pazaret me tendera finalizohen nga bashkëshorti i Arlinda Pogajt, Edigen Pogaj dhe biznesmeni Florjan Muha, i skeduar për korruptimin e disa përfaqësuesve të autoriteve publike. Sipas disa sinjalizimeve, Muha i jep Edigen Pogajt cash 20-30 % të vlerës së tenderit, ndërsa Arlinda Pogaj firmos tenderin për kompaninë Inerti të Muhos. (Prapaskena)

@NewsIn.Al
