Tuesday, June 16, 2026
spot_img
HomeAktualitetiVeliaj kërkoi transmetimin live të seancave dhe daljen nga kafazi i xhamit

Veliaj kërkoi transmetimin live të seancave dhe daljen nga kafazi i xhamit

Veliaj kërkoi transmetimin live të seancave dhe daljen nga kafazi i xhamit, avokati Ndreca: Procesi të vihet në shina ligjore!

Në seancën e sotme gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, avokati mbrojtës, Plarent Ndreca, paraqiti pesë kërkesa paraprake, të cilat, sipas tij, do ta vendosnin procesin në “shina ligjore”.

Ndreca kërkoi fillimisht lejimin e kamerave për transmetim live të seancës, si dhe që Veliaj të mos qëndrojë në kafazin e xhamit, por krah avokatit të tij, bazuar në korrespondencën e Komitetit të Helsinkit dhe GJKKO, sipas së cilës cenohet dinjiteti. Nga ana tjetër, ai kërkoi edhe kohë shtesë për t’u njohur me provat dhe informacion të plotë mbi mënyrën e administrimit të kallëzimeve anonime të bëra nga “Nesti Angoni” dhe “Nasta Pëllumbi”.

“Unë kërkoj lejimin e kamerave për të regjistruar live këtë proces. Fakti që vjen në sallë një punonjëse administrative dhe pyet kush është dakord e kush jo, kjo është ndërhyrje ne punët e gjykatës. Vendimmarrjen e merr trupa gjyqësore. Moslejimi i kamera në sallë është një goditje e drejtpërdrejt e të drejtës kushtetuese që kanë mediat për të transmetuar live.

Së dyti, kërkoj që t’i krijohen kushtet zotit Veliaj të marrë pjesë në gjyq, jashtë kafazit, në krah të avokatit. Mosprezenca e tij, ndikon drejtpërdrejt në proces. Ka një korrespondencë mes Komitetit të Helsinkit dhe GJKKO, ku përmendet cenimi i dinjiteti me mbajtjen e të pandehurve në kafazin e xhamit. Veliaj nuk paraqet asnjë rrezikshmëri mbi mbarëvajtjen e procesit. Kërkoj që Veliaj të jetë i lirë krah avokatit, që të realizojë mbrojtjen, si Kushtetuta i garanton.

Së treti, përsa kohë nuk jemi njohur me provat digjitale, na jepni mundësinë për të bërë kërkesa për pavlefshmëri aktesh, pasi të jemi njohur me provat digjitale.

Së katërti, kemi kërkuar nga SPAK të na vendosë në dispozicion, si është administruar kallëzimi nga Nesti Angoni.

Së pesti, vlerësojmë se seanca një herë në javë nuk garanton mbrojtje efektive, është afat shumë i ngushtë. Të paktën te jenë dy javë nga një seancë në tjetrën”, tha avokati i Veliajt.

Më herët, kryebashkiaku Veliaj i është drejtuar GJKKO-së me një kërkesë të posaçme për të lejuar transmetimin live të seancave gjyqësore, duke e cilësuar këtë si një parim themelor të së drejtës. Në kërkesë ai vinte në dukje se bëhet fjalë për seanca gjyqësore që zhvillohen për kryebashkiakun e Tiranës, i cili mbart përgjegjësi direkte përpara qytetarëve.

Gjykata vendosi t’i rrëzojë të gjitha kërkesat e Veliajt dhe caktoi datën 23 qershor për seancën e radhës.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments