Friday, July 31, 2026
spot_img
HomeAktualitetiIsh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku do të merret e pandehur për akuzën e…

Ish zëvendëskryeministrja Belinda Balluku do të merret e pandehur për akuzën e…

Ish zëvendëskryeministrja Belinda Balluku do të merret e pandehur për akuzën e shkeljes në tendera edhe për 6 tendera të tjerë.

Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se Prokuroria e Posaçme e ka thirrur Ballukun sot në orën 10:00 së bashku me avokatin mbrojtës për t’i komunikuar zyrtarisht statusin e të pandehurës.

Ajo merret zyrtarisht nën akuzë edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe të Tiranës, ndërkohë që më herët ishte marrë zyrtarisht e pandehur për lotin 4 dhe tenderin e Tunelit të Llogarasë. Gjithashtu sot do i komunikohet edhe zgjatja me 3 muaj e hetimeve, komunikim që vjen pasi dy ish-vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.

Ndërkohë vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash, akuzë që lidhet me dy tendera me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur Balluku ishte drejtoreshë e Përgjithshme e “Albcontrol”. SPAK thotë se tenderat iu dhanë në shkelje një kompanie ndërtimi, dhe Balluku mori ryshfet një vilë në Dhërmi me vlerë 145 mijë euro, e cila është sekuestruar me vendim të djeshëm të GJKKO.

#ekskluzive #belindaballuku #spak #hetime #reprttv

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments