Partia Demokratike ka publikuar propozimin e saj për një reformë të re territoriale, e cila parashikon rritjen e numrit të bashkive nga 61 qe janë aktualisht në 100 bashki, duke rikthyer një pjesë të njësive administrative si bashki më vete dhe duke ndarë bashkitë më të mëdha të vendit.
Harta e re e propozuar, sipas PD-së, synon të afrojë pushtetin vendor me qytetarët, përmes krijimit të njësive më të vogla administrative. Numri i bashkive rritet me 39 njësi, duke kaluar nga 61 bashki aktuale në 100 bashki.
Bashkitë e reja që shtohen janë: Velipojë, Drivast (Drishti), Koplik, Bicaj, Shishtavec, Bregu i Matës, Orosh, Zadrimë, Mamurras, Rubik, Sukth, Fushë-Krujë, Lurë, Klos, Shupenzë, Kastriot, Petrelë, Kashar, Dajt, Arbanë, Ndroq, Ardenicë, Fiershegan, Dushk, Fratar, Cakran, Frakull, Bradashesh, Shpat, Shpirag, Otllak, Bilisht, Ersekë, Leskovik, Voskopojë, Mokër, Libohovë, Novoselë, Amantia, Orikum dhe Ksamil.
- Ndryshimi më i rëndësishëm në hartën e propozuar prek Tiranën. Nga një bashki e vetme, kryeqyteti ndahet në gjashtë bashki: Tiranë, Kashar, Dajt, Petrelë, Arbanë, Ndroq. Në këtë mënyrë sipas PD një pjesë e zonave periferike dhe rurale të kryeqytetit do të administrohen nga bashki të veçanta, ndërsa Bashkia Tiranë do të mbulojë zonën qendrore.
- Edhe qarku i Shkodrës pëson një nga ndryshimet më të mëdha. Përveç Bashkisë Shkodër, krijohen edhe: Velipojë, Drivast (DRISHTI) Koplik (duke u ndarë nga Malësia e Madhe). Kjo e çon zonën në katër bashki të mëdha vendore.
- Një tjetër ndryshim i rëndësishëm parashikohet në Fier. Përveç bashkive ekzistuese, krijohen: Frakull, Cakran, Ardenicë, Fiershegan. Ndërsa Mallakastra ndahet me krijimin e Bashkisë Fratar.
- Në juglindje, reforma propozon krijimin e disa bashkive të reja: Bilisht, Ersekë, Leskovik, Voskopojë dhe Mokër. Ndërkohë Korça, Maliqi dhe Pogradeci vijojnë të mbeten bashki më vete.
- Në qarkun e Vlorës, përveç Bashkisë Vlorë, krijohen edhe: Orikum, Novoselë, Amantia.Ndërsa në jug të vendit propozohet krijimi i Bashkisë Ksamil, e cila shkëputet nga Saranda. Po ashtu rikthehet Bashkia Libohovë.
- Në veri dhe Shqipërinë e Mesme, projekti parashikon: Lezha ndahet me krijimin e Bregut të Matës dhe Zadrimës. Mirdita ndahet me krijimin e Rubikut dhe Oroshit. Kurbini ndahet me krijimin e Mamurrasit.
- Durrësi ndahet me krijimin e Bashkisë Sukth. Kruja ndahet me krijimin e Bashkisë Fushë-Krujë.
- Në qarkun e Beratit krijohen dy bashki të reja: Shpirag dhe Otllak! Ndërsa në Elbasan krijohen: Bradashesh dhe Shpat. Këto bashki shkëputen nga njësitë aktuale me synimin për të krijuar administrim më të afërt me komunitetet.
-

Screenshot
@NewsIn.Al
