HomeAktualitetiArdit Gjebrea në SPAK për dosjen “Veliaj”/ Përfitoi rreth 330 mijë euro...

Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen “Veliaj”/ Përfitoi rreth 330 mijë euro nga…

Producenti Ardit Gjebrea është thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime lidhur me financimet që ka marrë nga Bashkia e Tiranës, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Erion Veliaj, për festivalin e Kënga Magjike.

Në total, përmes shoqatës Jon Music, këngëtari Ardit Gjebrea ka përfituar nga Bashkia 6 pagesa.

Referuar të dhënave të Open Spending Data që pasqyron pagesat e Thesarit, rezulton se Bashkia Tiranë, më datë 19.12.2022, i ka dhënë 8,000,000 lekë Shoqatës Jon Music për festivalin Kënga Magjike 2022.

Më 03.12.2021, Jon Music merr pagesën me vlerë 705,880 nga Bashkia Tiranë; më datë 11.10.2021, Jon Music ka përfituar pagesën 6,289,998 lekë; më datë 03.02.2020, Jon Music i është dhënë nga Bashkia shuma prej 2,700,000 lekë. Po ashtu, Bashkia Tiranë, në datën 31.01.2020, i ka kaluar në llogari Jon Music shumën prej 4,300,000 lekësh, ndërsa më datë 29.01.2019, Jon Music ka marrë 7,975,000 lekë nga institucioni që drejtohej nga Veliaj.

Kryebashkiaku po gjykohet për 13 vepra penale në GJKKO, ndërsa SPAK ka çelur një çështje tjetër dhe po heton financimet e projekteve, shpenzimet e kryera në udhëtime nga Veliaj, si dhe marrëdhënien e kompanisë Gogel të vëllait të tij me Bashkinë

 

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments