Friday, July 31, 2026
spot_img
HomeAktualitetiGazetari investigativ Elton Qyno ka denoncuar një sulm fizik dhe kërcënime

Gazetari investigativ Elton Qyno ka denoncuar një sulm fizik dhe kërcënime

Gazetari investigativ Elton Qyno ka denoncuar një sulm fizik dhe kërcënime të vazhdueshme, për të cilat ai ka ngritur dyshime se mund të kenë lidhje me persona pranë grupit Çapja në Elbasan.

Ngjarja është konfirmuar për JOQ Albania nga burime pranë Policisë së Shtetit. Sipas denoncimit të gazetarit, sulmi ka ndodhur pranë Spitalit Amerikan 3, ku ai pretendon se është goditur nga bashkëshortja e Florenc Çapjas, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Sipas të dhënave të bëra publike, personi i dyshuar fillimisht e ka goditur gazetarin me një telefon dhe më pas me çantë e sende të tjera që kishte me vete. Pas incidentit, Qyno ka depozituar kallëzim penal në polici, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet përmes pamjeve të kamerave të sigurisë dhe procedurat për identifikimin e personit të dyshuar.

Gazetari ka deklaruar gjithashtu se para ngjarjes kishte marrë disa mesazhe kërcënuese nga persona që, sipas tij, kanë lidhje me grupin Çapja. Këto pretendime mbeten pjesë e denoncimit të tij dhe janë në proces verifikimi nga autoritetet.

Elton Qyno është një nga gazetarët investigativë që ka trajtuar në publik çështje që lidhen me krimin e organizuar, përfshirë edhe zhvillime që kanë pasur në fokus grupet kriminale në Elbasan.

Në të kaluarën, ai është përfshirë edhe në procese gjyqësore me SPAK, pas një hetimi që lidhej me një dosje për grupin e Suel Çelës. Megjithatë, sipas vendimeve të Gjykatës së Apelit të GJKKO-së dhe Gjykatës së Lartë, pretendimet për përfshirje në veprimtari kriminale apo fshirje lajmesh kundrejt pagesës nuk u provuan dhe ndaj tij nuk u konstatua përgjegjësi penale.

Ndërkohë, në një çështje tjetër, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimet për sekuestrimin e telefonave dhe sendeve personale të gazetarit, pas publikimeve të tij mbi komunikime në aplikacionin Sky ECC mes personave të dyshuar të botës së krimit.(JOQ)

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments