Nëse vjen
Mos më thuaj se do të kthehesh.
Eja siç vjen mbrëmja
në një ishull të braktisur,
pa e ditur kujt i përket drita
që digjet në breg.
Mos hajde me të shkuarën,
ajo nuk më njeh më.
Ndoshta
as ti nuk do të më njohësh.
Kam jetuar pa ty,
aq gjatë,
sa mungesa jote nuk më zgjon më
në mesnatë.
Por, nëse vjen,
mos më pyet a të kam pritur?
Kam mësuar të jetoj
me mungesën tënde.
Kthimi yt më tremb.
gjergj zefi
@NewsIn.Al
