Sunday, August 16, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“Nëse vjen…” Mos më thuaj se do të kthehesh.../Gjergj Zefi

“Nëse vjen…” Mos më thuaj se do të kthehesh…/Gjergj Zefi

Nëse vjen

Mos më thuaj se do të kthehesh.

Eja siç vjen mbrëmja
në një ishull të braktisur,
pa e ditur kujt i përket drita
që digjet në breg.

Mos hajde me të shkuarën,
ajo nuk më njeh më.

Ndoshta
as ti nuk do të më njohësh.

Kam jetuar pa ty,
aq gjatë,
sa mungesa jote nuk më zgjon më
në mesnatë.

Por, nëse vjen,
mos më pyet a të kam pritur?

Kam mësuar të jetoj
me mungesën tënde.

Kthimi yt më tremb.

gjergj zefi

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments