Monday, August 17, 2026
spot_img
HomeAktualitetiDy dekada në kërkim për një vrasje të vitit 2006, arrestohet në...

Dy dekada në kërkim për një vrasje të vitit 2006, arrestohet në Athinë shqiptari Geron Cecja

Geron Cecja, 48 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për një vrasje të ndodhur në Tiranë në vitin 2006, është arrestuar në Athinë.

Arrestimi u krye nga një task-forcë speciale e policisë greke, pas informacionit mbi vendndodhjen e tij.
Cecja u arrestua mesditën e djeshme në zonën e Filotheit në Athinë, nga oficerë të Departamentit të Kërkimit të Policisë Greke
48-vjeçari, i datëlindjes 27 nëntor 1978, akuzohet nga autoritetet shqiptare për vrasjen e një bashkëatdhetari në Tiranë, në vitin 2006. Sipas akuzës, viktima është qëlluar me armë zjarri.

Për të ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar, ndërsa prej rreth 20 vitesh ai ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Pas arrestimit, Cecja është dërguar në Prokurorinë Publike kompetente në Greqi

Tashmë pritet vendimmarrja e autoriteteve greke lidhur me procedurat e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.

 

@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments