HomeAktualitetiShqiptarët do të udhëtojnë drejt Marokut pa vizë për qëndrime afatshkurtra.

Shqiptarët do të udhëtojnë drejt Marokut pa vizë për qëndrime afatshkurtra.

Shtetasit shqiptarë do të mund të udhëtojnë drejt Marokut pa vizë për qëndrime afatshkurtra.

Autoritetet kompetente të Mbretërisë së Marokut kanë vendosur heqjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra. Vendimi hyn në fuqi më 15 gusht 2026.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila ka publikuar informacionin në kuadër të të dhënave zyrtare për regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë.

Heqja e vizave pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve shqiptarë drejt Marokut, duke krijuar më shumë mundësi për turizëm, udhëtime dhe shkëmbime mes dy vendeve.

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments