Ajo që po ndodh me Policinë e Shtetit është skandaloze!
Policë civilë, madje edhe pjesëtarë të strukturave kundër krimit të organizuar, angazhohen për të tërhequr njerëz zvarrë në trotuare.
U konsultova me një “profesor” të policisë dhe më tha se tubimet dhe protestat menaxhohen vetëm nga policia me uniformë.
Atëherë, çfarë janë këta civilë?
Kush janë ata?
Njerëz që mund të jenë edhe militantë politikë, mercenarë të paguar apo kushdo tjetër?
Çfarë pune kanë këta me menaxhimin e turmave, kur Policia e Shtetit ka trupa të trajnuara fizikisht dhe psikologjikisht pikërisht për këtë detyrë?
Ndaloni së shkeluri ligjin!
Vërtet, në këtë vend duket sikur nuk ka më asnjë institucion që mbron të drejtat e njeriut. Por historia ka treguar se situata të tilla nuk zgjasin pafundësisht.
Të protestosh është një e drejtë kushtetuese.
Në rastet e protestave dhe tubimeve, rendin dhe sigurinë publike duhet ta garantojë policia e trajnuar dhe e identifikueshme, me uniformë.
Policët e strukturave të krimit, antidrogës dhe krimit të organizuar duhet të ishin në vendin ku u takon të jenë: duke luftuar krimin, jo duke rrahur njerëz në rrugë.
/Mentor Kikia
@NewsIn.Al
