Në orën 17:00 të kësaj të marte ka nisur sesioni i ri parlamentar, teksa pak minuta më parë kanë në ambientet e Kuvendit deputetët, të “rrethuar” nga gardhet metalike të cilat janë vendosur për shkak të protestës e cila po zhvillohet karshi kësaj seance.
Ndërkohë një video e deputetes së Partisë Socialiste Zegjine Çaushi ka bërë xhiron e rrjetit. Kjo nisje e këtij sesioni parlamentar duket se ka sjellë ndryshime edhe në “look”-un e Çaushit, e cila nga pamjet e publikuara duket se ka ndryshuar ngjyrën dhe modelin e flokëve, si edhe stilin e veshjes. Nga kostumet të cilat ishin të përjavshme në shfaqjet e saj në Kuvend, Zgjine Çaushi është shfaqur e veshur me një fustan elegant.
Teksa Çaushi kalonte në oborrin e Kuvendit, disa prej gazetarëve reaguan me batuta, duke e pyetur me humor: “Zegjineja është kjo?”


@NewsIn.Al
